‘Raporti i Integrimit fsheh AKSHI-n, Ballukun dhe krimin’, Balliu-kryenegociatores: Ky është manifest propagande

‘Raporti i Integrimit fsheh AKSHI-n, Ballukun dhe krimin’, Balliu-kryenegociatores: Ky është manifest propagande

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Klevis Balliu, ka sulmuar ashpër Raportin e Qeverise, për Integrimin dhe deklaratat e kryenegociatores për integrimin europian, duke e cilësuar dokumentin “një manifest propagande që fsheh aferat, korrupsionin dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar”. Sipas Balliut, raporti paraqet një Shqipëri fiktive, ku flitet vetëm për numra, akte ligjore dhe propagandë qeveritare, ndërkohë që shmangen problemet reale që, sipas tij, po pengojnë integrimin europian të vendit. “Ky raport nuk flet as për skandalin e AKSHI-t, as për aferat e Belinda Ballukut, as për krimin e organizuar dhe pastrimin masiv të parave. Është thjesht një fletë propagande që tenton të fshehë realitetin dramatik të vendit,” deklaroi Balliu. Balliu u ndal veçanërisht te skandali i AKSHI-t, duke theksuar se qeveria...