Raporti i IBAR/ Berisha: Kushtet tek ekonomia janë të fuqishme, kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera

Raporti i IBAR/ Berisha: Kushtet tek ekonomia janë të fuqishme, kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera

Gjatë konferencës për shtyp ku ka shpjeguar kërkesat e Raportit të IBAR, kreu demokrat tha se nga BE “kërkohet konkurrencë dhe transparencë në tendera”. Berisha: Dhe tani e fundit, por jo për nga rëndësia, se është një nga më të rëndësishmet, më kapitalet, është kriteri ekonomik. Shqipëria plotëson thuhet në shkurt, kriterin e qenies ekonomi tregu funksionale, mashtrim! Mashtrim! Çfarë shtohet? Kërkon mjedis biznesi të qëndrueshëm me konkurrencë të ndershme. Nuk është, të merr peng. Po si është konkurrencë e ndershme, kur Lindat e akshit të marrin peng? Çfarë konkurrencë e ndershme është kjo? Çfarë konkurrencë e ndershme është kur ke përjashtuar nga tenderat çdo ofertues të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, nga tenderat e rëndësishëm. Kur analiza e tender Europe, tregon se në vitin...