Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës, Shqipëria në ‘ciklon dixhital’ prej 20 ditësh

Rama: Zvërneci u bë kërthiza e botës, Shqipëria në ‘ciklon dixhital’ prej 20 ditësh

edi rama TIRANË- Në Pallatin e Brigadave po zhvillohet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus të diskutimeve është investimi në Zvërnec, si dhe protestat që kanë “mbërthyer” vendin prej 20 ditësh. Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të PS-së, u ndal te debati publik i ditëve të fundit lidhur me projektin në Zvërnec. Rama tha se Shqipëria, sipas tij, është përfshirë në një “ciklon dixhital” gjatë 20 ditëve të fundit, ku çështja e Zvërnecit është zmadhuar në mënyrë të madhe në rrjetet sociale dhe në opinionin publik. "Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni dixhital. Një vorbull më e madhe sesa përmasat e vendit tonë. Kjo vorbull përfshiu të...