Rama u tha protestuesve “f*ck you”, Evis Kushi ankohet për qytetarët: Ndaloni gjuhën e urrejtjes!

Rama u tha protestuesve “f*ck you”, Evis Kushi ankohet për qytetarët: Ndaloni gjuhën e urrejtjes!

Kryeministri Edi Rama në një intervistë për Financial Times shau protestuesit duke i thënë atyre “fuck you”. Ndërkohë në një reagim, deputetja socialist Evis Kushi ankohet për qytetarët, duke i bërë thirrje që të ndalojnë gjuhën e urrejtjes. Kushi u shpreh se gjatë ditëve të fundit është vënë re një gjuhë urrejtjeje e papranueshme, duke theksuar se pakënaqësia qytetare nuk mund të justifikojë fyerjet, mallkimet apo sulmet personale. “Gjatë këtyre ditëve të gjithë jemi dëshmitarë të një gjuhe urrejtje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale dhe hapësirën publike. Kam reaguar edhe më parë për këtë fenomen dhe ndjej detyrimin ta përsëris. Respektoj të drejtën e çdo qytetari për të respektuar dhe për të shprehur pakënaqësinë e tij. Protesta është një e drejtë demokratike dhe zëri i...