Rama: Shqipëria vazhdon të marrë mbështetje për integrimin në BE
Kryeministri Rama po mban podcastin e tij të përjavshëm “Flasim” edhe këtë të diel, 5 korrik. Foli fillimisht për partneritetin midis “Fincatieri” dhe kompanisë “Kayo”. Sipas kryeministrit Rama, industria ushtarake do të rilindë. “Kemi hyrë në një fazë të re në historinë e Forcave të Armatosura. Kapitulli i ri është jo vetëm fuqizimi i sistemit mbrojtës, por rilindja e industrisë ushtarake. Këtë javë, partneriteti me Fincatierin u shtri në bashkëpunim dhe me shkollën industriale Pavarësia në Vlorë. Pasi në kantierin e ri të Pashaalimanit, baza prodhuese do kërkojë 500 të reja dhe të rinj, prandaj është bërë kjo marrëveshje. Do nisë puna për trajnimin e të rinjve, që do punojnë këtu”, deklaroi Rama. Më tej, komentoi si zhvillim të javës edhe vizitën në Bochum të Gjermanisë,...
Burimi:
vizionplus.tv