Rama sfidon hapur BE-në: Vlerësoj patronazhistët me në krye shokun Gramoz Ruçi

Rama sfidon hapur BE-në: Vlerësoj patronazhistët me në krye shokun Gramoz Ruçi

Edi Rama sfidoi hapur sot Bashkimin Evropian kur deklaroi se vlerëson patronazhistët me në krye Gramoz Ruçin. Duke folur në 35-vjetorin e PS, Rama tha se shoku Gramoz Ruçi është kryepatronazhisti i vendit. “Pra, ajo që shumëkush nuk e kupton si funksionon Gramozi, është fakti që Gramozi është kryepatronazhisti i PS. E kam thënë përpara dhe e përsëris sot, unë çmoj punën e të gjithëve, por mbi të gjitha çmoj punën e patronazhistëve”, tha ndër të tjera Rama. Ndërkohë opozita i ka shpallur patronazhistët si terroristë elektoralë. Kurse BE në raportin e fundit IBAR, të miratuar para disa ditësh, i ka vendosur si kusht luftën kundër partisë-shtet dhe patronazhistëve. “Shqipëria duhet të sigurojë fushë loje të barabartë... duke marrë masa kundër keqpërdorimit të burimeve shtetërore...