Rama: Së shpejti do t’i sjellim Shqipërisë një investim edhe më të madh sa ai në Zvërnec, diku mes Kavajës e Durrësit
Kryeministri Edi Rama premtoi se qeveria shqiptare do të sjellë mes Kavajës dhe Durrësit një investim edhe më të madh se ai në Zvërnec të Vlorës (prej 4 miliardë dollarë). “Edhe të tjera investime kaq të mëdha do i sjellim Shqipërisë. Shumë shpejtë do shikoni dhe jam shumë kurioz ça do thonë për atë. Do i sjellim një investim po aq të madh, mbase edhe më të madh, diku mes Kavajës e Durrësit. Dhe do shikojmë ça do thonë për atë”, tha mes të tjerash Rama.
Burimi:
javanews.al