Rama: Qytetarët po keqpërdoren, çdo shqetësim do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030-të në BE

Rama: Qytetarët po keqpërdoren, çdo shqetësim do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030-të në BE

Kryeministrit Edi Rama ka vijuar me reagimet në rrjetet sociale për protestat. Kreu i qeverisë pretendon se protestuesit që mblidhen çdo ditë prej një muji në bulevardin qendror dhe kërkojnë dorëheqjen po keqpërdoren. “Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë pavarësisht se kush i drejton, manipulon, përdor dhe abuzon me hallet e tyre. Korja e mbetjeve të rrezikshme socio-politike të bulevardit dhe uji i rrjedhshëm i protestës së qytetarëve që kërkojnë të dëgjohen, janë dy gjëra krejt të ndryshme”, shkruan Rama. Sipas Ramës, shqetësimet konkrete të qytetarëve do të merren parasysh nga qeveria. “Ai ujë që buron nga halle, shqetësime, probleme reale të jetës së çdo protestuesi apo simpatizanti të protestës, duhet kthyer dhe do ta kthejmë në energji për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, duke...