Rama promovon Shqipërinë para studentëve në Tokio: Ka më shumë diell se këtu, ejani ta shijoni!

Rama promovon Shqipërinë para studentëve në Tokio: Ka më shumë diell se këtu, ejani ta shijoni!

Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë gjatë një bashkëbisedimi me studentët e një universiteti në Tokyo, ku u ndal te rruga e transformimit të vendit dhe objektivi për integrimin europian. Rama theksoi se integrimi në Bashkimin Europian nuk është vetëm institucional, por edhe intelektual e njerëzor, duke nënvizuar angazhimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Ai e cilësoi si të rëndësishëm transformimin e Shqipërisë “nga Koreja e Veriut e Europës” në një vend kandidat për BE dhe anëtar të NATO-s që kontribuon në arenën ndërkombëtare. Në fund të fjalës së tij, kryeministri ftoi qytetarët japonezë të vizitojnë Shqipërinë, duke promovuar klimën, turizmin dhe gastronominë shqiptare. “Integrimi nuk është vetëm institucional, por është intelektual dhe njerëzor. Ne jemi thellësisht shumë të angazhuar...