‘Rama po shkatërron autonominë vendore’/ Shehu: Shqipëria po shkon drejt një ‘sulltanati të madh’
I ftuar në edicionin e lajmeve në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, u shpreh se ulja e numrit të bashkive është një tjetër tentativë për centralizimin e pushtetit nga qeveria Rama. Ai theksoi se kjo reformë po bëhet pa pyetur komunitetet dhe po dëmton identitetin, historinë dhe autonominë e njësive vendore.Shehu deklaroi se qëllimi i mazhorancës është përdorimi politik i reformës territoriale dhe i njësive vendore, duke paralajmëruar se Shqipëria po shkon drejt një modeli ku pushteti qendror kontrollon gjithçka. “Po shkojmë drejt një situate ku kemi vetëm një sulltanat të madh, pa asnjë autonomi”, tha deputeti demokrat. Gjëmat e tyre që do bënin në materialin konkret. Materiali konkret i publikuar, i cili doli në emër të disa deputetëve dhe një absurditeti të tërë...
Burimi:
syri.net