‘Rama po përdhos institucionin e Parlamentit’, Alimehmeti: Mungesa e transparencës është kthyer në standard qeverisjeje
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shndërruar Parlamentin në një institucion formal që vetëm miraton vendimet e qeverisë, pa debat dhe transparencë. Në një intervistë televizive, Alimehmeti deklaroi se deputetët e mazhorancës “vetëm ngrenë kartonin”, ndërsa theksoi se marrëveshjet, edhe kur lidhen me partnerët strategjikë, duhet të kalojnë me transparencë të plotë dhe të debatohen në Kuvend. Sipas tij, Rama nuk respekton rolin e Parlamentit dhe po e përdor atë vetëm për të formalizuar vendimet e qeverisë, duke i mohuar qytetarëve të drejtën për t’u informuar mbi çështjet që votohen. Alimehmeti: Nuk ka asnjë çudi në të tashmë. Qeverisjen e Edi Ramës e dimë fare mirë siç është, sepse dhe parlamentarizmi është praktikisht qeverisja e Edi...
Burimi:
sot.com.al