Dueli i portierëve shqiptarë në superkupën greke, Strakosha humb përballë Lilos
Adriatik BALLA Në ndeshjen e superkupës së Greqisë dy portierë shqiptarë u vunë përballë njëri-tjetrit, por në fund njëri festoi e tjetri jo, në fakt zhgënjeu Tomas Strakosha. Kështu, AEK i Athinës luajti dje përballë OFI të Kretës në ndeshjen dramatike që u vendos nga penalltitë. Sfida nisi vetëm me Pilon në fushë në radhët e AEK, që kaloi i pari në avantazh, por më pas u përmbys nga OFI. Dukej gjithçka e mbaruar, por në minutën e fundit shtesë, AEK gjeti barazimin për rezultatin 2-2. Në atë moment, trajneri i AEK hodhi në fushë Strakoshën, meqë sfida do të kalonte direkt te penalltitë, pasi rregullorja nuk parashikonte kohët shtesë, duke shpresuar që gardiani kuqezi të bënte heroin. Por për fat të keq, Strakosha nuk...
Burimi:
sot.com.al