Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

Aksident në aksin Shëngjin–Lezhë, plagosen katër persona, dy prej tyre fëmijë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmë në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Tre prej të lënduarve po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Lezhës, ndërsa njëri prej tyre, në gjendje më të rënduar, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe shkaqeve që çuan në këtë ngjarje.