Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet
Tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po zgjerohet dhe tashmë përfshin jo vetëm Tiranën, por edhe qytetet bregdetare dhe destinacionet turistike. Tirana mbetet tregu më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, falë turizmit, udhëtimeve për biznes dhe qëndrimeve të shkurtra. Në gjysmën e parë të vitit 2026, kryeqyteti regjistroi rreth 63 mijë net-qëndrime në muaj dhe gjeneroi rreth 16.3 milionë euro të ardhura. Në bregdet, situata është ndryshe. Vlora, Durrësi, Golemi dhe Saranda kanë kërkesë më të fortë gjatë verës, por edhe tarifa më të larta. Vlora regjistroi mbi 110 mijë net-qëndrime vetëm në qershor dhe rreth 15.5 milionë euro të ardhura në gjashtë muajt e parë të vitit. Durrësi gjeneroi rreth 7.7 milionë euro. Sa i përket tarifave, mesatarja për një natë në gjysmën e...
Burimi:
javanews.al