E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 36-vjeçare aktorja e serialit “Heroes”, Hayden Panettiere

Aktorja Hayden Panettiere, ylli i serialeve televizive amerikane Heroes dhe Nashville, ka ndërruar jetë në moshën 36-vjeçare. Lajmi është njoftuar nga babai i saj, Skip Panettiere i cili ka kërkuar privatësi, teksa nuk bëhet me dije motivi i ngjarjes së rëndë. “Me trishtim të thellë ndajmë lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të Hayden-it tonë të dashur. Ajo ishte një dritë e jashtëzakonshme dhe një forcë e natyrës që u solli dashuri dhe gëzim të pamasë të gjithë atyre që e njihnin dhe miliona njerëzve që e shikonin në ekran. Kërkojmë privatësi ndërsa familja jonë merr kohë për të përpunuar këtë humbje të paimagjinueshme”, tha Panettiere, në një deklaratë të raportuar nga mediat amerikane. Panettiere luajti rolin e një nxitëse tifozësh me superfuqi në “Heroes”...