Uzuni vijon shkëlqimin në SHBA, Asllani i vetofrohet Monzës në Serie A

Uzuni vijon shkëlqimin në SHBA, Asllani i vetofrohet Monzës në Serie A

Adriatik BALLA Legjionarët shqiptarë vijojnë të paraqiten mirë me skuadrat e tyre në Europë, por edhe në kontinentet e tjera ku luajnë. Mes tyre po spikat kohët e fundit sulmuesi Myrto Uzuni, i cili po shënon rregullisht me skuadrën e tij Austin në SHBA, për më tepër në një turne serioz e të ndjekur në Amerikën e Veriut. Janë vetë mediat sportive përtej oqeanit që shkruajnë se Myrto Uzuni vijon të shkëlqejë me skuadrën e Austin në turneun e Amerikës së Veriut, Leagues Cup. Në sfidën me ekipin e njohur meksikan, Club America, ylli i Kombëtares shqiptare realizoi një supergol në minutën e 67-të. Pas një topi të gjetur në cepin e zonës, Uzuni goditi me të djathtën duke e çuar sferën në trekëndëshin e...