Rama përplaset me gazetaren e CNN: S’jeni burim objektiv! Protestat? Sulme kibernetike, Irani i vetmi armik!

Rama përplaset me gazetaren e CNN: S’jeni burim objektiv! Protestat? Sulme kibernetike, Irani i vetmi armik!

gazetarja Eleni Giokos-edi rama TIRANË- Protestat në Shqipëri kanë vijuar të tërheqin vëmendjen e mediave ndërkombëtare, ndërsa kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke i lidhur ato me një fushatë dezinformimi dhe ndërhyrje kibernetike. Deklaratat u bënë gjatë Forumit Botëror Future Investment Initiative (FII), në Romë. Në panelin e moderuar nga gazetarja e CNN, Eleni Giokos, u diskutua situata aktuale në vend dhe perceptimi publik për zhvillimet e fundit, teksa debati mes tyre u tensionua. Gjatë debatit, Rama reagoi ashpër ndaj pyetjeve të gazetares, duke ngritur dyshime mbi mënyrën e raportimit Rama argumentoi se debati rreth projektit është shkëputur nga faktet dhe se, sipas tij, fushatat në rrjetet sociale po përshpejtojnë përhapjen e akuzave të paverifikuara. Ai u shpreh gjithashtu se aktorë të huaj kibernetikë kanë tentuar të...