Rama përgjigjet nga Mali i Zi për Zvërnecin: Na e kaluan topin njëherë, tani s’na ikën më!
Kryeministri Edi Rama ka folur nga Mali i Zi, aty ku sipas tij është ndërtuar një projekt që nuk e pranuan në Shqipëri. Rama, ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale nga kompleksi turistik Porto Montenegro, ku ka bërë krahasime mes zhvillimeve në rajon dhe perspektivës së Shqipërisë në rrugën europiane. Rama e cilësoi Porto Montenegron si një “perlë” që, sipas tij, u zhvillua në Mal të Zi pasi nuk gjeti mbështetje në Shqipëri vite më parë. “Na e kaluan njëherë këta vëllezërit e vegjël topin për shalësh, për fajin e honxhobonxhove tanë që e lanë topin ta marrë deti”, shkroi ai, duke iu referuar mundësive të humbura për investime dhe zhvillim.Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria nuk duhet të humbasë më mundësitë historike që...
Burimi:
javanews.al