Rama: Një betejë globale kundër Donald Trump u spostua në Nartë
Duke folur nga podcast-i i tij, kryeministri Edi Rama u ndal përsëri te protestat, ndërsa tha se një betejë botërore kundër presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump u spostua në Nartë. Rama tha se kjo solli kushtet që të krijohej një revolucion imagjinar, ndërsa theksoi se disa partiçka, sipas tij, tentuan të përfitonin nga kjo. “Flamingot nuk kanë nevojë për turma të rrëmbyera nga histeria e algoritmit dhe të nxitura nga interesa të tjera që nuk janë fare interesat tona, nuk janë fare interesat e Shqipërisë, në një betejë të globalizuar, jo se bota papritur u zgjua e alarmuar për fatin e flamingove, por se bota spostoi në Nartë një betejë të madhe kundër Presidentit të Amerikës për arsye që nuk kanë të bëjnë...
Burimi:
ntv.al