Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron

Rama nis vizitën zyrtare në Paris, pritet në Pallatin Elysee nga Presidenti Macron

Kryeministri Edi Rama ka nisur këtë të hënë vizitën zyrtare në Paris, ku është pritur në Pallatin Elysee nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Vizita zhvillohet në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë ndërmjet Shqipërisë dhe Francës, për forcimin mëtejshëm të partneritetit strategjik mes dy vendeve, dialogun për qasjen e re ndaj procesit të anëtarësimit, për të cilën kryeministri i Shqipërisë ka qenë një ndër zërat më nxitës, si edhe samitin e ardhshëm të NATO-s në Ankara. Takimi është në vijimësi të takimeve ndërmjet dy liderëve, të cilët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërkohë që janë zhvilluar rregullisht takime në formate të ndryshme multilaterale dhe kontakte telefonike. Shqipëria vlerëson rolin...