Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e programit të iniciuar nga qeveria “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal edhe te akuzat për praninë e parave të pista në ekonominë shqiptare, duke deklaruar se forcimi i institucioneve dhe roli i SPAK-ut tregojnë, sipas tij, rritjen e kontrollit të sistemit ndaj korrupsionit dhe trafiqeve. “Diskutojmë që këtu ka një lavatriçe parash të pista, por kush do të na linte ne të vazhdonim të mbyllnim kapitujt me Bashkimin Europian? Vetëm ideja që kjo mund të ishte e vërtetë do të kishte stopuar çdo gjë dhe do të ishim bërë objektiv i institucioneve të huaja. Risia është...