Rama në selinë rozë, mbledh urgjent ministrat dhe drejtuesit politikë
Mëngjesin e kësaj të mërkure, 24 qershor, kyeministri Edi Rama ka shkuar në ambientet e selisë së Partisë Socialiste, siç mund ta shihni edhe në video. Gazetarja e Klan News, Greta Bullari, raporton se ai do të zhvillojë një mbledhje me drejtuesit politikë në qarqe dhe ministrat. Nuk dihet ndonjë detaj më shumë, ndërsa duhet theksuar se në takimet e mëhershme mes socialistëve në fokus të diskutimeve ka qenë procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe zgjedhjet e ardhshme lokale. Megjithatë, të paktën në tre javët e fundit, kreu i qeverisë ka qenë mjaft aktiv me postimet në rrjetet sociale dhe jo vetëm, sa i takon protestës qytetare që zhvillohet në kryeqytet prej 24 ditësh tanimë. Madje, në mbledhjen e para katër ditëve të grupit...
Burimi:
javanews.al