Rama në intervistë me Max Klymenko: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët

Rama në intervistë me Max Klymenko: Kërcënimi më i madh për Shqipërinë janë shqiptarët

Momente nga intervista TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë samitit të NATO-s të mbajtur disa javë më parë, ka zhvilluar një intervistë me Tik-Tokerin e njohur Max Klymenko. Klymenko e ka pyetur Ramën lidhur me vështirësitë dhe kënaqësitë që sjell detyra e kryeministrit. Rama tha se një nga vështirësitë më të mëdha të punës është “të mos çmendesh”, ndërsa pjesën e preferuar e cilësoi të mirën që ai mund të bëjë për njerëzit. Tik-Tokeri e pyeti Ramën se cili është kërcënimi më i madh për Shqipërinë. Kryeministri u përgjigj se “shqiptarët janë kërcënimi më i madh për Shqipërinë”, duke shpjeguar se qytetarët duhet të jenë më të vetëdijshëm për punën e madhe që duhet bërë në rrugën drejt integrimit evropian. “Kërcënimi më i madh për...