Rama në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj: Ditë krenarie për Forcat e Armatosura!
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të mërkurë në ceremoninë e diplomimit të 67 oficerëve të rinj të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura. Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, si dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo është një ditë e veçantë për të rinjtë që nisin rrugëtimin e tyre në shërbim të Forcave të Armatosura, por edhe për familjet e tyre. Kryeministri e cilësoi ceremoninë si një moment krenarie për trupën ushtarake dhe Shtabin e Përgjithshëm, duke kujtuar edhe periudhën e vështirë nga e cila, sipas tij, ka nisur ringritja e Forcave të Armatosura. Rama: Jam i bindur që për vajzat dhe djemtë që...
Burimi:
vizionplus.tv