Rama ndan pamjet e Pallatit të Kulturës “Vaçe Zela”: Tanimë i rilindur me kushte dinjitoze
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin social Facebook pamje nga Pallati i Kulturës Vaçe Zela, i cili është restauruar dhe rikonstruktuar së fundmi. Në postimin e tij, kreu i qeverisë thekson se institucioni kulturor, që mban emrin e ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela, është transformuar dhe tashmë ofron kushte dinjitoze për aktivitetet artistike dhe kulturore. “MIRËMËNGJES dhe me Pallatin e Kulturës që mban emrin e ikonës së këngës shqiptare Vaçe Zela në Lushnjë, tanimë i rilindur me kushte dinjitoze, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook. Restaurimi i Pallatit të Kulturës synon përmirësimin e infrastrukturës kulturore në qytet, duke krijuar hapësira më të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve artistike dhe komunitare.
Burimi:
javanews.al