Rama merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara, zbardhet agjenda: Kryeministri takim dypalësh me Erdogan

Rama merr pjesë në samitin e NATO-s në Ankara, zbardhet agjenda: Kryeministri takim dypalësh me Erdogan

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që zhvillohet në Ankara të Turqisë, ku do të mblidhen liderët e shteteve dhe qeverive të vendeve aleate. Sipas njoftimit të Agjencisë për Media dhe Informim, Rama do të shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe delegacioni shqiptar gjatë punimeve të samitit. Gjatë qëndrimit në Ankara, kryeministri shqiptar do të zhvillojë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, si dhe do të marrë pjesë në sesionet e diskutimeve me liderët e vendeve aleate. Në ditën pas samitit, Rama pritet të zhvillojë edhe një takim dypalësh me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan. Pjesëmarrja e kryeministrit shqiptar në këtë aktivitet vjen si pjesë e angazhimit të Shqipërisë brenda Aleancës së Atlantikut...