Rama: Linjë kredie me interes 2-3 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Rama: Linjë kredie me interes 2-3 për qind për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në nënshkrimin e partneritetit të ri ndërmjet shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes shqiptare për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Në fjalën e mbajtur Rama e konsideroi “një ditë të shënuar për sipërmarrjen shqiptare”, duke theksuar se do të financohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, që janë motori i ekonomisë sonë. Kreu i qeverisë tha se për këto ndërmarrje do ketë një linjë kredie me interes 2-3 për qind, dhe ku qeveria do vendosë një garanci sovrane për bankat. “Është një ditë e shënuar për sipërmarrjen shqiptare. Marrëveshja e sotme është një marrëveshje për të financuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që janë motori i ekonomisë sonë. Personalisht...