Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

Rama: Kur erdhëm në pushtet nuk kishte flamingo! Askush s’mund të më japë leksione për mjedisin

Kryeministri Edi Rama, mbrojti tezën se flamingot u rikthyen në Shqipëri pas ardhjes së tij në pushtet. Gjatë një konference me gazetarët europianë, kreu i qeverisë  tha se këto specie nisën të riktheheshin disa vite pasi qeveria vendosi moratoriumin 10-vjeçar për gjuetinë. “Kur unë erdha në qeveri, kur ne morëm qeverinë, nuk ishte atje flamingo. Pse? Sepse Shqipëria ishte vendi i nxehtë i gjuetisë së paligjshme. Ne humbëm shumë prej jetës tonë të egër për shkak të gjuetisë së paligjshme dhe ndërkohë flamingot bashkë me pelikanët e të tjerë nisën të ktheheshin pak vite pasi vendosëm moratorium në Shqipëri duke e shpallur gjuetinë të paligjshme për 10 vjet, ne miratuam një moratorium për prerjen e pyjeve, çka ishte e paligjshme për 10 vjet në Shqipëri....