“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

Nga mbledhja e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama ironizoi thirrjet në protestë  “Edi Rama ka mbaru”. Teksa ironizoi qytetarët që protestojnë për 20 ditë kundër investimit në Zvërnec dhe qeverisë, Rama theksoi se qeveria nuk do të bëjë asnjë hap pas nga “kontrata” që ka bërë më popullin që e votoi në zgjedhjet e majit të vitit 2025. “Për t’i dhënë kësaj një pathos revolucionar, aty në sheh nis refreni Edi Rama ka mbaru. Puna është se ikën mbrëmja dhe ikën mëngjesi, aty s’ka njeri se sheshi hapet në mbrëmje, ndërkohë që unë jam këtu, ne jemi këtu. E nesërmja vjen, vitet ikin, profecia vazhdon, sepse edhe po s’u bë e vërtetë, bëhet virale dhe ja ku jemi sot. për dekada me radhë...