‘Rama jepe dorëheqjen!’ Sot ishin shumë, nesër edhe më shumë! Sot dita e 13-të! Protesta kundër qeverisë nuk ndalet
Me mijëra qytetarë u mblodhën në ditën e 13 të protestave qytetare me kërkesën për dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama. Pas 3 orëve protestë e fjalime poshtë dritares së kryeministrit, mijëra protestues vijuan marshimin nëpër rrugët e Tiranës duke thirur në kor: Rama jepe dorëheqjen! Marshimi në sheshet kryesore nuk ndalet dhe vijon edhe tani në orën 23:00 (12 qershor). Protestuesit i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen me ta dhe premtojnë se nesër do të jenë dhe më shumë. Protesta është tepër qytetare dhe paqësore, karakterizohet nga të rinj e të reja, por dhe familjarë të cilët zgjedhin që të marrin dhe fëmijët me vete. Protesta para kryeministrise Në orën 18:00 me thirrjen për dorëheqjen e qeverisë socialiste dhe kryeministrit Rama mijëra qytetarë vijuan për ditën e 13-të...
Burimi:
syri.net