Rama ironi me protestën: Shkelësja e ligjit proteston për trashëgiminë kulturore
Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në rrjetet sociale sa i përket protestës së qytetarëve, ku ditën e sotme janë bërë pjesë edhe emigrantët. Në një foto të postuar në rrjetet sociale Rama thekson se në atë protestë ka nga ata që kanë shkelur ligjin me të dyja këmbët. Në foton e Ramës është një ndërtim pa leje në një zonë historike të mbrojtur në Durrës, ndërsa në anën tjetër pronarja e kësaj ndërtese me pankartë në duar që proteston për mjedisin. Postimi i Ramës: DY FOTOGRAFI DHE DY FYTYRAT E NJË SIMBOLI TË THIRRJES PËR DIASPORËN NË PROTESTË Majtas: Një shtesë skandaloze pa leje brenda mureve të kalasë së Durrësit. Shteti do ta shpronësojë në kuadrin e pastrimeve për Rilindjen e Zonës...
Burimi:
vizionplus.tv