Rama i nxjerr videon Goxhajt: Dje Komandant me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për Dritan Goxhajn, i cili lexoi deklaratën me disa kërkesa në protestën para Kryeministrisë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar video ku disa persona lexojnë dokumentin ku vërtetohet Dritan Goxhaj, i vetëshpallur si luftëtar i UÇK dhe sot zëdhënësi i kërkesave të protestës së Bulevardit, nuk ka luftuar asnjë ditë në Kosovë. “Dje “Komandant” me pagesë, po sot shërbëtor me çfarë?”, shkruan Rama.
Burimi:
vizionplus.tv