Rama i heshtur për protestën masive ku kërkohet dorëheqja e tij, kapet pas një episodi me flamurin LGBT

Rama i heshtur për protestën masive ku kërkohet dorëheqja e tij, kapet pas një episodi me flamurin LGBT

Edi Rama ka zgjedhur të heshtë përballë protestës masive të së mërkurës në Tiranë, ku mijëra qytetarë dolën në shesh duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe të qeverisë. Në vend që të komentojë pjesëmarrjen e lartë dhe mesazhet e forta të protestuesve, Rama është fokusuar te një episod i izoluar gjatë tubimit. Ai ka ripublikuar në rrjetet sociale një video ku disa protestues i marrin flamurin LGBT një të riu. Përmes reagimit të tij, kreu i qeverisë ka shmangur çdo referencë ndaj protestës dhe pakënaqësisë qytetare, duke zgjedhur të vërë në qendër të vëmendjes vetëm incidentin në fjalë. ‘Kjo nuk është Shqipëria në të cilën besojmë, dhe sigurisht jo Shqipëria që po ndërtojmë si anëtar krenar i familjes evropiane. Solidaritet i plotë me djalin e...