Kosova heq flamurin e Ukrainës pas deklaratës së Zelenskyt, reagon edhe Shqipëria: Heqja e paraleleve, e gabuar!

Kosova heq flamurin e Ukrainës pas deklaratës së Zelenskyt, reagon edhe Shqipëria: Heqja e paraleleve, e gabuar!

Për shkak të deklaratës së bërë një ditë më parë nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kundër pavarësisë së Kosovës, Komuna e Prishtinës ka larguar një flamur me mbishkrimin “Free Ukraine” (Liri për Ukrainën). “Shteti i Kosovës duhet të respektohet. Kur Kosova nuk respektohet, kryeqyteti, Prishtina përgjigjet gjithmonë njëjtë”, tha kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në një postim në rrjetet sociale. Flamuri ishte vendosur në qendër të Prishtinës pas shpërthimit të luftës, në shenjë solidariteti me Ukrainën. Rama tha se populli i Kosovës gjithmonë solidarizohet me popujt që përballen me luftë, dhunë dhe persekuptim sepse “e dimë çfarë do të thotë të luftosh për liri, dinjitet dhe të drejtën për të ekzistuar si shtet”. “Por, asnjë kauzë dhe asnjë politikë nuk mund të ndërtohet duke nënçmuar...