Zjarret që kanë “pushtuar” vendin, reagon Ministria e Mbrojtjes: Ja si është situata
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas Ministrisë, në operacione janë angazhuar të paktën 227 forca operacionale dhe 16 mjete zjarrfikëse e mbështetëse, ndërsa nga ajri janë kryer 4 angazhime, me 3 helikopterë dhe një avion Air Tractor. Sakaq, në qarkun e Tiranës, në zonën e Dajtit, pranë fabrikës së ujit Selita, gjatë mesditës janë rishfaqur disa vatra zjarri. Ndërhyrja dhe monitorimi në terren vijojnë, ndërsa sipas autoriteteve nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Cikallesh të Kavajës, intensiteti i zjarrit ka rënë ndjeshëm dhe vatra po shkon drejt shuarjes së plotë, pas ndërhyrjes së MZSH-së dhe mbështetjes nga ajri të Forcave të Armatosura. Ndërkohë, në Priskë të Madhe vijon puna për vënien nën...
Burimi:
gijotina.com