Rusia kursen para duke i shpallur dezertorë ushtarët e zhdukur
Djali i Marinës u dërgua në një mision luftarak në Ukrainë më 20 korrik 2025 dhe po atë ditë i dërgoi asaj një fotografi nga fronti, së bashku me një mesazh ku i thoshte se ishte plagosur lehtë kur një dron kishte shpërthyer afër tij. Dhjetë ditë më vonë, një oficer i njësitit të tij e siguroi se ai ishte mirë dhe se do ta kontaktonte sapo t’i jepej mundësia, tha Marina për Radion Evropa e Lirë, duke kërkuar që mbiemri i saj të mos bëhej publik nga frika e pasojave nga shteti rus. Por, që atëherë ajo nuk ka marrë më asnjë lajm nga i biri. Dhe, kur në gusht të vitit të kaluar telefonoi në një linjë telefonike të Ministrisë së Mbrojtjes për...
Burimi:
syri.net