‘Të shohim si do të sillen shqiptarët’, Vuçiç: Serbia shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Ibërit

‘Të shohim si do të sillen shqiptarët’, Vuçiç: Serbia shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Ibërit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka deklaruar se autoritetet serbe po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër në territorin e Serbisë. Deklarata u bë gjatë një vizite në punimet e urës së vjetër hekurudhore në Beograd, ku Vuçiç tha se për këtë çështje janë angazhuar ekspertë, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë. Sipas presidentit serb, kjo mundësi po shqyrtohet në lidhje me atë që ai e cilësoi si trajtim të serbëve në Kosovë. “Ne tashmë kemi ftuar ekspertë që merren me këtë çështje, inxhinierë dhe profesionistë të tjerë. Kur po e keqtrajtojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim – kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibërit dhe do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të...