SYRI TV/ Tiranë, qiratë fluturojnë, 1.500 euro për një 2+1 në zemër të Tiranës

SYRI TV/ Tiranë, qiratë fluturojnë, 1.500 euro për një 2+1 në zemër të Tiranës

Qiratë e apartamenteve në Tiranë janë rritur ndjeshëm gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, me apartamente 1+1 që kushtojnë mesatarisht 590 euro dhe 2+1 rreth 954 euro në muaj. Rritja, veçanërisht për apartamentet 2+1, lidhet me kërkesën e lartë, ofertën e kufizuar, qiratë ditore dhe shtimin e të huajve që kërkojnë banesa në kryeqytet. Të marrësh një shtëpi me qira në Tiranë po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë. Të dhënat për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se një apartament 1+1 kushton mesatarisht rreth 590 euro në muaj, ndërsa për një 2+1 qiraja arrin në 954 euro. Sipas të dhënave të publikuara nga revista ekonomike “Monitor”, qiraja mesatare për apartamentet 1+1 është rritur me 4.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit...