Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

Rama foli për 888 mijë votuesit socialistë e përtej

Vjet votuan për PS-në rreth 888 mijë zgjedhës – 765 mijë brenda vendit dhe 123 mijë jashtë vendit. (Rreth 32 mijë votuesve socialistë u rezultuan votat të pavlefshme ngaqë u ngatërruan me fletëvotimet si fleta gazetash). Nga një sondazh që zhvillova para një jave më rezultoi se 1/20 e votuesve socialistë brenda vendit nuk kanë vlerësim pozitiv për Kryeministrin Rama. Ndërsa nga një sondazh që zhvillova para dy javësh më rezultoi se 1/10 e votuesve socialistë brenda vendit nuk ishin gati ta votonin përsëri PS-në. Rama, i cili bën zakonisht sondazhe të veta, iu përgjigj kësaj situate me një fjalim para drejtuesve politikë të PS-së në qarqe dhe kryetarëve socialistë të komisioneve parlamentare. Në fillim të fjalimit, Rama solli 5 shembuj të partive me ngritje...