Rama e quajti “shpirt i humbur”, Spiropali: PS duhet të vetëpastrohet, kështu do e kemi Shqipërinë e Re
Deputetja socialiste, Elisa Spiropali, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur me idenë e saj për një “Marrëveshje të Re për Shqipërinë”, vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama e ironizoi publikisht gjatë mbledhjes së zgjeruar të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. “Po, do ta kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë”, shkruan Spiropali në nisje të mesazhit të saj. Ajo thekson se Shqipëria që synohet të ndërtohet duhet të jetë “më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më evropiane”. Sipas Spiropalit, për të arritur këtë objektiv, Partia Socialiste duhet të reformojë edhe veten. Në fund të mesazhit, Spiropali bën thirrje që “Marrëveshja e Re” të jetë “e madhe, e thellë dhe e vërtetë”, duke shtuar se “po nuk lartësuam veten, nuk mund...
Burimi:
javanews.al