Rama dekoron Tedi Papavrami me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në 11 maj në ceremoninë e dekorimit të Tedi Papavramit me “Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës”, në emër të Presidentit të Republikës. Rama deklaroi se Papavrami ka zhvilluar një nga përpjekjet më mbresëlënëse, duke pasur performanca të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe jashtë vendit. Kryeministri tha fjalët më pozitive për Papavramin, duke thënë se ai është një krijues, artist, aktor dhe mbi të gjitha njeri i mrekullueshëm. “Je një bashkëkohës, që është privilegj për të gjithë ne që të kemi. Në këtë vend janë dhënë 30 vite e kusur tituj e dekorata për dasma e koncerte, ndonjëherë dhe pa arsye. Të jesh i sigurt se kjo e jotja nuk është ajo histori. Ti jeton në Francë...
Burimi:
javanews.al