Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

Rama: Bonus qiraje për banorët derisa pallati të riparohet 100% nga ndërtuesi

Banorët e prekur nga zjarri që përfshiu një pallat në zonën pranë Farmacisë nr. 10 në Tiranë do të mbështeten me bonus qiraje deri në rikthimin e tyre në banesat e riparuara plotësisht. “Po, banorët e prekur nga zjarri në banesat e tyre do të mbështeten me bonuse qeraje, deri kur të rikthehen së shpejti në pallatin e riparuar 100% nga ndërtuesi.”, shkruan kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të shtune. Në fakt një ditë më parë, edhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Bashkinë e Tiranës, Dritan Dango, tha se bonusi do të jepet për një periudhë nga 6 muaj deri në 1 vit, pasi kushtet aktuale të akomodimit nuk janë të përshtatshme për qëndrim afatgjatë. Autoritetet po përgatiten ndryshimet ligjore që vendimi...