‘Qeveria të kontrollojë kullat, jo qytetarët’/ Lika: Tregu i banesave i deformuar, çmimet e apartamenteve të fryrë artificialisht
Ekspertja e auditimit, Meri Lika, akuzoi qeverinë se po ushtron kontrolle të ashpra ndaj qytetarëve të zakonshëm, ndërsa firmat e ndërtimit që realizojnë investime të mëdha nuk po hetohen për burimin e financimeve. E ftuar në emisionin “KAFE SHQETO”, Lika tha se tatimet po u kërkojnë qytetarëve një sërë dokumentesh për të justifikuar blerjen e një makine të përdorur, ndërsa nuk po ushtrojnë të njëjtin kontroll ndaj kompanive të ndërtimit. Sipas saj, qeveria ka lejuar që kompani me kapital minimal të nisin projekte ndërtimi pa garanci financiare, duke u financuar nga parapagesat e qytetarëve. Lika shtoi se kjo ka deformuar tregun e banesave, ka rritur ndjeshëm çmimet dhe e ka bërë gjithnjë e më të vështirë për familjet e zakonshme blerjen e një shtëpie. Lika:...
Burimi:
syri.net