Qeveria socialiste zhbëri industrinë fasone, Tabaku: Paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

Qeveria socialiste zhbëri industrinë fasone, Tabaku: Paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se pas 13 vitesh në pushtet ka çuar drejt krizës industrinë fason, duke rrezikuar mijëra vende pune dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Me anë të një postimi në Facebook, deputetja demokrate u shpreh se mbi 175 mijë familje shqiptare po përballen me pasojat e një modeli ekonomik të dështuar. Tabaku thotë se industria fason po goditet nga mungesa e mbështetjes shtetërore, zhvlerësimi i euros, kostot e larta të prodhimit dhe niveli i taksave. Tabaku akuzoi gjithashtu qeverinë se ekonomia po ndikohet nga paratë e pista dhe krimi i organizuar, të cilat, sipas saj, po deformojnë konkurrencën në treg. “Paratë e pista dhe krimi i organizuar po helmojnë konkurrencën dhe ekonominë. Ndërkohë, qeveria as e mbështet dhe...