‘Qeveria po braktis 175 mijë familje’/ Tabaku: Industria fason po shkon drejt falimentimit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se, pas 13 vitesh në pushtet, e ka çuar industrinë fason drejt një krize të thellë, duke rrezikuar mijëra vende pune dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se mbi 175 mijë familje shqiptare po përballen me pasojat e një modeli ekonomik që, sipas saj, ka dështuar të mbështesë prodhimin dhe punësimin. Sipas saj, sektori fason po goditet nga mungesa e mbështetjes shtetërore, zhvlerësimi i euros, rritja e kostove të prodhimit dhe niveli i lartë i taksave, faktorë që po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë mbijetesën e bizneseve. Deputetja demokrate akuzoi gjithashtu qeverinë se ekonomia shqiptare po deformohet nga paratë e pista dhe krimi i organizuar,...
Burimi:
ntv.al