Qeveria miraton shpronësime për 3 projekte infrastrukturore! Caktohen 6 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar

Qeveria miraton shpronësime për 3 projekte infrastrukturore! Caktohen 6 anëtarët e Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar

foto ilustruese TIRANË- Qeveria ka miratuar sot një serë vendimesh për shpronësime dhe projekte infrastrukturore në disa bashki të vendit, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Sipas vendimeve, shpronësimet do të kryhen për interes publik dhe prekin pronarët e pasurive që do të përfshihen në: rikonstruksionin e rrugës “Arif Dardha” në Bashkinë Elbasan, zgjerimin e segmentit rrugor Elbasan–Përrenjas–Qafëthanë (faza II) dhe sistemimin e sheshit dhe ndërtimin e tregut të fruta-perimeve në lagjen “Skënder Libohova”, Bashkia Lushnjë. Qeveria caktoi gjashtë anëtarë të Këshillit Kombëtar të Arsimit Parauniversitar. Anëtarët e përzgjedhur janë Aida Goga; Majlinda Ziu; Rudina Osmanaj; Tatjana Pone; Blerina Lala dhe Refik Çela. Vendimet e Këshillit të Ministrave: *Përcaktimin e mënyrës së organizimit dhe të funksionimit të tregut të produkteve të peshkimit e të akuakulturës dhe për miratimin e formës e të përmbajtjes së...