Qeveria miraton paketën e re sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

Qeveria miraton paketën e re sociale, dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara

KRYEMINISTRIA TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar një paketë të re masash sociale që synon të rrisë mbështetjen për personat me aftësi të kufizuara, familjet e tyre dhe ndihmësit personalë. Paketa përfshin katër vendime, ndërsa dy prej tyre konsiderohen ndër më të rëndësishmet. Dyfishimi i pagesës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe njohja e viteve të shërbimit të ndihmësve personalë si periudha kontributive për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Sipas vendimit, mbi 10 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara do të përfitojnë pagesë të dyfishuar, me efekt financiar që nis nga 1 korriku 2026. Masa synon të lehtësojë barrën ekonomike të familjeve dhe të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin dhe përfshirjen sociale të fëmijëve. Për zbatimin e saj, buxheti i shtetit do të akordojë...