“Qeveria e mban integrimin top sekret”, Vokshi: Me mbrojtjen ndaj Ballukut e Karçanajt, Rama po bllokon procesin
Në mbledhjen e Komisionit për Politikën e Jashtme, ku raportoi Ministrja e Shtetit për Integrimin, nënkryetarja e komisionit Albana Vokshi ngriti një sërë kritikash ndaj qeverisë për menaxhimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Vokshi akuzoi ekzekutivin për mungesë transparence, duke deklaruar se procesi i negociatave me Bashkimin Europian po trajtohet në mënyrë të mbyllur. “Pse e mbani procesin e integrimit top sekret dhe pse nuk ndani me publikun dhe opozitën informacion mbi negociatat dhe ecurinë reale të procesit?”, u shpreh ajo gjatë mbledhjes. Një tjetër pikë e ngritur nga Vokshi lidhej me një editorial të përbashkët Rama–Vuçiç, të cilin ajo e interpretoi si sinjal për një ndryshim të mundshëm të vizionit të Shqipërisë për integrimin europian, nga anëtarësim me të drejta të plota...
Burimi:
sot.com.al