Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës
Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës Andi Bushati Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës Policia e pushtetit ka hapur një debat të denjë për regjimet autokratike: shpalljen e përndjekjes për ata qytetarë të revoltuar, që po shprehin në rrjetet sociale zemërimin e tyre me sistemin oligarkik që ka ngritur Edi Rama. Shefi i kësaj trupe politike, Skënder Hita, pohoi me gojën e tij se do të procedojë penalisht këdo që bën komente negative në faqet e bizneseve apo jep vlerësime të...
Burimi:
sot.com.al