PS u kërkon deputetëve të mos largohen nga Tirana, pritet një tjetër seancë plenare më 30 korrik
kuvendi i shqipërisë TIRANË- Edhe pse seanca plenare e 23 korrikut ishte parashikuar të ishte e fundit për këtë sesion parlamentar, Kuvendi pritet të mblidhet sërish më 30 korrik. Më herët, deputetët e Partisë Socialiste ishin udhëzuar të mos largoheshin nga Tirana, pa u bërë publike arsyeja. Më pas u mësua se Konferenca e Kryetarëve pritet të thërrasë një tjetër seancë plenare. Në rendin e ditës janë parashikuar për shqyrtim vetëm dy projektligje, ai për arkivat dhe ai për të drejtën e autorit. Ende nuk është sqaruar pse këto nisma do të diskutohen brenda këtij sesioni dhe nuk do të presin nisjen e sesionit të ri parlamentar në muajin shtator./ZËRI
Burimi:
zeri.ai